Avokatja izraelite tregon abuzimin seksual dhe dhunën fizike në Gazë

27 Mars 2024 | 14:47

New York Times ka publikuar historinë e një avokateje izraelite, Amit Soussana, e cila u rrëmbye nga shtëpia e saj më 7 tetor, u rrah brutalisht dhe u tërhoq zvarrë nga të paktën 10 burra në Gaza, disa prej të cilëve të armatosur.

“Nganjëherë, roja hynte, ulej pranë saj në shtrat, ia ngrinte këmishën dhe e prekte.

Ai gjithashtu e pyeste vazhdimisht se kur i kishin ardhur periodat. Kur menstruacionet i mbaruan, rreth 18 tetorit, ajo u përpoq ta mashtronte duke u shtirur se kishte gjakderdhje për gati një javë.

Rreth 24 tetorit, roja, i cili e quajti veten Muhamed, e sulmoi atë seksualisht”, shkruan NYT.

Avokatja rrëfeu me detaje dhunën seksuale nga militantët e Hamasit gjatë një interviste rreth 8-orë për prestigjozen amerikane.

“Herët në mëngjes Muhamedi insistoi që bëja dush, por unë refuzova, duke thënë se uji ishte i ftohtë. Ai më solli në kuzhinë dhe më tregoi një tenxhere me ujë që vlonte në sobë.

Pak minuta më vonë, ai e solli në banjë dhe më dha ujin e ngrohur për t’u larë.

Pasi u lava për disa minuta, dëgjova përsëri zërin e tij nga dera.

Ai erdhi drejt meje dhe më vendosi armën në ballë, duke më detyruar të hiqja peshqirin, Muhamedi më përqafoi, më uli në buzë të vaskës dhe më goditi përsëri. Më tërhoqi zvarrë me armë në dhomën e gjumit të fëmijës, një dhomë e mbuluar me imazhe të personazhit vizatimor SpongeBob SquarePants. Më pas me armën e drejtuar nga unë, më detyroi të kryeja një akt seksual ndaj tij,” tha zonja Soussana.

Avokatja 40 vjeçare, është e para izraelite që flet publikisht për sulmet seksuale gjatë mbajtjes peng pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor. Në intervistat e saj, ajo dha detaje të dhunës seksuale dhe fizike që përjetoi gjatë një kalvari 55-ditor.

Soussana përshkroi se ishte mbajtur në disa vende të ndryshme, duke përfshirë shtëpi private, një zyrë dhe një tunel nëntokësor.

Për muaj të tërë, Hamasi dhe mbështetësit e tij kanë mohuar se anëtarët e tij kanë abuzuar seksualisht me njerëzit e marrë peng ose gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit. Këtë muaj, një raport i Kombeve të Bashkuara tha se kishte “informacion të qartë dhe bindës” se disa pengje kishin pësuar dhunë seksuale dhe kishte “baza të arsyeshme” për të besuar se dhuna seksuale ndodhi gjatë bastisjes.

Pasi u lirua së bashku me 105 pengje të tjerë gjatë një armëpushimi në fund të nëntorit, Soussana foli publikisht për trajtimin e saj në Rripin e Gazës. Kur u filmua nga Hamasi disa minuta para se të lirohej, ajo pretendoi se ishte trajtuar mirë për të mos rrezikuar lirimin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026