“U kry”- Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Basha: Një vendim i rëndësishëm

27 Mars 2024 | 16:53

Komiteti i Asamblesë Parlamentare të KiE miratoi pasditen e së mërkurës opinionin e raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës.

Ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e quajti këtë hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.

Basha shprehu mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës.

Mesazhi i Bashës:

U kry!

Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.

Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026