Basha takim me Bourlanges në Paris: Biseduam për kërcënimet që po përballet Europa
Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare në Paris, me kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të Parlamentit francez, Jean-Louis Bourlanges.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe foto nga takimi, Basha tha se në takim u bisedua gjerësisht mbi situatën e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat po përballet Europa, ndërsa lufta e agresionit rus në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë.
Basha tha gjithashtu se e njohu kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të Parlamentit francez me rezolutën për rindërtimin e Ukrainës, të propozuar prej tij, ku parashikohet që Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën për dëmet e shkaktuara.
Postimi i kreut të PD:
Kënaqësi të pritesha sot në Asamblenë Kombëtare në Paris nga Jean-Louis Bourlanges, Kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez. Biseduam gjerësisht mbi situatën e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat po përballet Europa, ndërsa lufta e agresionit rus në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë.
Situata në Ukrainë dhe hapat e ndërmarrë në Europë dhe SHBA në lidhje me mbajtjen përgjegjëse të Rusisë edhe për krimet dhe dëmet e shkaktuara ishin në qendër të takimit.
E njoha Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez me rezolutën për rindërtimin e Ukrainës, ku parashikohet që Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e saj të paligjshme. Në funksion të këtij qëllimi është edhe konfiskimi i aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosja e tyre në mbështetje të Ukrainës.
Përtej ndihmës për Ukrainën ky hap përbën edhe një mesazh të qartë ndaj agresorëve dhe atyre që përpiqen të përfitojnë prej agresionit.
Të tilla janë përpjekjet për destabilizim në rajon, ku synimet e Moskës më mbështetjen e aleatëve të saj në Serbi janë zhytja e Ballkanit Perëndimor në kaos dhe minimi i arkitekturës së sigurisë së krahut juglindor të NATO-s duke provokuar një front të ri në zemrën e Aleancës.
Ndërkohë që nesër do të zhvillohet seanca e posaçme e Komitetit Politik për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, kërkova mbështetjen e Francës duke nënvizuar se Kosova anëtare e Këshillit të Europës është një garanci më shumë për ata që pretendojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave atje.
Në përfundim të takimit të përzemërt dhe të frytshëm, pata kënaqësinë ta ftoj mikpritësin të vizitojë Shqipërinë në një të ardhme të afërt.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun