Basha: Shumë shpejt ekipi që përcjellë programin tek qytetarët
Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një dalje televizive është shprehur se ka një ofertë për shqiptarët duke shtuar se është detyrë e PD që të thyejë mosbesimin e mbjellë nga ustallarët e tranzicionit.
Më tej ai theksoi se do të përfundojnë procesin e riorganizimit dhe do të nisin procesin për evidentimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.
Mes tjerash ai shtoi se do të ketë, legalizime falas, shëndetësi falas, 300 mijë vende pune, premtime të ditëve të fundit të fushatës nuk të lënë kohë për debat e mendim kritik.
“Është detyra jonë sublime si Parti Demokratike dhe e askujt tjetër përveç nesh që të vijmë me një ofertë bindëse për qytetarët, diçka që të thyejë e të tejkalojë skepticizmin dhe mosbesimin e mbjellë me mjeshtëri nga ustallarët e tranzicionit të cilët në një mënyrë a tjetër duan të thonë; këtu jemi vetëm ne, mos u merrni me të tjerët. Është detyra jonë ta tejkalojmë këtë cinizëm, ti tejkalojmë mercenarët mediatikë e politikë dhe të ndërtojmë e të shpalosim një ofertë bindëse politike.
Elementi i parë i kësaj oferte është programi. Sot kam kënaqësinë t’ju them se ky program ka përfunduar dhe është i gatshëm për t’iu nënshtruar diskutimit si PD ashtu edhe me grupet e interesit. Komponenti i dytë i ofertës është ekipi. Është ai që do ta çojë tek qytetarët ofertën tonë, që do të jetë realiste dhe me një rrugë të besueshme për tu arritur. Të përfundojmë procesin e riorganizimit dhe të nisim procesin për evidentimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.
1 vit kohë nuk është vetëm një avantazh, por qëndron themeli i një kulture të re politike. Politika e mashtrimit i ka kushtuar shumë shqiptarëve dhe pjesë e politikës së mashtrimit janë premtimet e ditëve të fundit të fushatës. Legalizime falas, shëndetësi falas, 300 mijë vende pune, premtime të ditëve të fundit të fushatës nuk të lënë kohë për debat e mendim kritik.
Duke patur një ekip të denjë në sintoni me programin ne u japim shqiptarëve atë që meritojnë si europianë: një vit kohë për një debat sy më sy me njëri-tjetrin për tu bindur dhe bashkë me bindjen për të sjellë votën për Partinë Demokratike dhe për programin e saj”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump