“Rugova u arrestua më 31 mars” / Merovci: Një javë pasi nisën bombardimet e NATO-s
Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.
Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.
Adnan Merovci, sekretar i Presidentit Ibrahim Rugova dhe bashkepuntor i afërt i tij ka dhënë një intervistë ekzkluzive për Euroneës Albani, ku ka treguar dhe momentin kur serbët zbarkuan në Kosovë dhe nisën boshatisjen e shtëpive.
“Me 31mars unë me kalamajt dhe time shoqe bëra një udhëtim herët në mëngjes dhe vendosa që të zhvendosemi te Rugova. Ishte një gjendje e papërshkruar. Bëra dy-tre orë udhëtim. Gruaja ime ishte bërë shumë e bukur dhe unë çaloja dhe flisja gjuhën serbe me time shoqe. Ja dola. I thashë Rugovës që të ndajmë shapin nga sheqeri. I thashë ne e kemi rrugë për ikë dhe për t’iu bashku kolonave. Mund ta bëjmë dhe një punë tjetër, që t’i bashkohem grupeve të UÇK-së por kjo duhet të jetë mes meje dhe teje. Rugova më tha që kjo është kohë e vështirë, ke familjen tënde, unë e kam vendos të rri këtu. Je i lirë nga unë. Këtë gjë nuk ia harroj kurrë. Rrugës pashë ekspedita policie që po i zbraznin shtëpitë dhe po i nxirrnin njerëzit me dhunë. E dija se do i vinte radha dhe shtëpisë së Rugovës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova merr statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
- “Beogradi u bombardua me avionë amerikanë e britanikë”, D’Alema: Në fillim ngurruam
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë