“Gulçon” ekonomia gjermane, ekspertët reduktojnë parashikimin ekonomik për 2024
Institucionet gjermane kanë tkurrur vlerësimin ekonomik të vendit për këtë vit, duke e reduktuar atë nga 1.3 në 0.1%.
Në këtë mënyrë, grupi i përbërë nga 5 institucione e ka vendosur parashikimin për 2024-n në linjë me atë të strukturave të tjera, përfshirë qeverinë gjermane, që e llogarit rritjen në 0.2%.
“Ekonomia në Gjermani po gulçon. Deri në kohët e fundit kemi parë vetëm dobësi të shoqëruar nga pakësimi i forcave të rritjes. Prandaj, faktorët ciklikë dhe strukturorë mbivendosen ndaj zhvillimit të afërt makroekonomik. Një rikuperim ka gjasa të marrë formë në muajt e ardhshëm. Megjithatë, ai nuk do të jetë i lartë”, thotë Stefan Kooths, Instituti për Ekonominë Botërore, Kiel.
Ekonomia më e madhe e Evropës është përballur me koston e energjisë, që ka arritur kulmin që nga pushtimi i Ukrainës dhe me inflacionin e lartë. Perspektiva duket më e mirë për 2025-n, me ekspertët që e llogarisin rritjen 1.4%.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West