“Legjislacioni s’e ka përcaktuar”- Eksperti: Himara nuk është si Shkodra me Ademin
Agron Haxhimali, ekspert i pushtetit vendor, është shprehur se çështja e Bashkisë së Himarës, është një çështje që ha diskutim për mënyrën sesi do të vijojë dhe nga kush do të drejtohet, pasi kryetari i dorëhequr, Jorgo Goro dhe kreu i zgjedhur, Fredi Beleri, ndodhen në qeli.
Në një lidhje për Euronews Albania, Haxhimali tha se legjislacioni nuk e ka përcaktuar qartë këtë lloj momenti.
Ai tha se sipas nenit 60-të, në raste normale, ushtrimi i mandatit të kryetarit të Bashkisë nis kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës i bashkisë.
Por ai shtoi se rasti i Bashkisë së Himarës nuk është i njëjtë me rastet e tjera, as me atë të Shkodrës, kur drejtuese ishte Voltana Ademi.
“Kjo është një çështje që ha diskutim pa fund sepse legjislacioni nuk e ka përcaktuar qartë këtë lloj momenti. E thotë neni 60-të, ushtrimi i mandatit të kryetarit të Bashkisë nis kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës i bashkisë. Por jemi në një kontekst krejt tjetër. Rasti i Himarës nuk është si rasti i Shkodrës, që ishte zonja Ademi që nuk e dha dorëheqjen, por ajo nuk kandidoi. Ndërsa në Himarë Jorgo Goro kandidoi”, tha Haxhimali.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta