Trafik droge në kamion me lakra, kapen 220 kg kanabis në Podgoricë, dyshohet se vinin nga Shqipëria
Një sasi prej 224 kilogramë kanabis është kapur në Podgoricë. Lënda narkotike ishte fshehur ne një kamion qe transportonte lakra. Policia malazeze ka arrestuar drejtuesin e kamionit, ndërsa ka sinjalizuar palën shqiptare pasi sipas dyshimeve, ngarkesa vinte nga vendi ynë.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 224 pako dhe po transportohej me një kamion fruta-perimesh pjesë e një kompanie me seli në Podgoricë.
Euronews Albania ka mësuar itinerarin e kryer nga kamioni i cili rezulton se ka kaluar në pikën doganore shqiptare ku është regjistruar për të kryer transport të fruta perimeve, konkretisht lakra.
Kamioni i përkiste një kompanie të quajtur fruta-perime “Bugarin” me seli në Podgoricë.
Shoferi i kamionit është larguar me vrap në momentin që nga ana e policisë i është komunikuar se do të kontrollohej.
Sipas informacioneve shoferi nuk rezulton të jetë shqiptar. Sasia e kanabisit të sekuestruar është raportuar dhe tek pala shqiptare për verifikim pasi ka dyshime se ngarkesa mund të jetë marrë në vendin tonë.
Sipas burimeve autoritetet shqiptare kanë nisur verifikimet për të mësuar të dhëna tjera për itinerarin e kamionit dhe nëse lënda narkotike është marrë në Shqipëri.
Kujtojmë se kjo është ngarkesa e dytë, brenda pak muajsh që kapet në Malin e Zi, ndërsa metoda e përdorur është e njëjta, me anë të kamionëve të deklaruar për import-eksport fruta perimesh.
Dyshimet e para janë se mund të kemi të bëjmë me të njëjtën linjë, por grupi hetimor ende nuk ka dalë në një përfundim.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh