Përfundon mbledhja e grupit të dialogut PS-Rithemelimi, Bylykbashi zbardh diskutimet
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të ligjeve që u zhvillua paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit.
Kjo është mbledhja e parë pas dakordësisë mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e Komisioneve Hetimore.
Ky grup pune përbëhet nga 6 anëtarë, me pjesëmarrje të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës.
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, në një deklaratë për mediat, tha se në mbledhje u diskutua reforma zgjedhore , e cila përfshin ndryshimet në kodin zgjedhor, vendimet e Gjykatës Kushtetuese por dhe ligjet e tjera që ndikojnë në garantimin e standardeve për zgjedhje të lira.
“Ajo që u ra dakord është se çështja prioritare që do të trajtohet nga ky mekanizëm dialogu është reforma zgjedhore. Kjo reformë përfshin ndryshimet në kodin zgjedhor, vendimet e Gjykatës Kushtetuese që mund të prekin dhe ligjet e tjera që ndikojnë në garantimin e standardeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prioriteti është trajtimi i Reformës Zgjedhore.
Amnistia nuk u diskutua në mbledhje. Ajo që u ra dakord është se do të listohen dhe do përcaktohen në një mbledhje tjetër, objekti i punës që kush janë çështjet që janë në Kuvend për t’u zgjidhur.
Është vendimi i konferencës së kryetarëve nëse mbledhja do të zhvillohet me media apo jo. Ne kërkojmë transparencë maksimale”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA dhe Izraeli në bisedime të reja mbi planin për pushtimin e Rafahut
- “Të ruajnë besën, nderin dhe burrërinë”- Këshillat e emigrantit shqiptar për fëmijët
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran