Kryespiuni rus viziton Korenë e Veriut për bisedime për çështje të sigurisë
Shefi i spiunëve të Rusisë ka vizituar Phenianin më herët gjatë javës për të diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, raportoi më 28 mars agjencia shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA.
Vizita e Sergei Naryshkin, kreut të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), u zhvillua në kohën kur të dyja shtetet po thellojnë raportet, përderisa po vazhdon lufta e Moskës kundër Ukrainës.
Sipas medias verikoreane, Naryshkin, gjatë vizitës së zhvilluar nga 25 deri më 27 mars u takua me ministrin për Siguri Shtetërore të Koresë së Veriut, Ri Chang Dae.
Zyrtarët kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit “për të përballuar lëvizjet gjithnjë e në rritje të spiunimit dhe komplotit nga forcat armike”, raportoi KCNA.
Rusia dhe Koreja e Veriut janë nën sanksione të ashpra botërore, Moska për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe Pheniani për shkak të testimeve të armëve bërthamore.
Shtatorin e vitit të kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe lideri verikorean, Kim Jong Un, mbajtën një samit në Lindjen e Largët të Rusisë. Gjatë këtij samiti, Kim deklaroi se marrëdhëniet me Rusinë ishin “prioriteti numër një” i shtetit të tij.
Ku i mori Rusia raketat e Koresë së Veriut?
Më pas, Shtetet e Bashkuara pretenduan se Pheniani kishte nisur të furnizonte Moskën me armë. Ndërkaq, më herët gjatë këtij muaji, Koreja e Jugut vlerësoi se Koreja e Veriut kishte dërguar rreth 7.000 kontejnerë me armë në Rusi, që Moska t’i përdorë ato në luftën kundër Ukrainës. Seuli tha se dërgesat me armë nisën në korrikun e vitit të kaluar.
Uashingtoni dhe ekspertët kanë thënë se Pheniani po kërkon nga Moska ndihmë ushtarake, sikurse teknologji për satelitët, në mënyrë që të përditësojë pajisjet e tij ushtarake të epokës sovjetike.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve