Algoritmet e Instagramit promovojnë dezinformata tek përdoruesit, zbulon studimi

10 Mars 2021 | 11:38

Sipas një studimi të ri algoritmi i Instagramit i shtyn përdoruesit e tij drejt përmbajtjeve që përmbajnë teori të rrezikshme konspirative.

Studimi i Qendrës kundër Urrejtjes Digjitale (CCDH), një grup që ndjek dezinformimin në internet, zbuloi se Instagram po promovon gënjeshtra rrezikshme në lidhje me COVID-19, lajme të rreme sa i takon vaksinave anti-COVID dhe gjithashtu dezinformata në lidhje me zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2020.

Studimi pretendon se përdoruesit po orientoheshin në këto përmbajtje të dëmshme përmes postimeve të sugjeruara, gjë që është hedhur poshtë nga Instagram që tha se studimi është i vjetër dhe ka përdorur shumë pak të dhëna për ta vërtetuar.

CCDH krijoi 15 profile në Instagram për të ndjekur në sërë trendesh, faqesh dhe etiketimesh.

Për një periudhë dy-mujore nga shtatori deri në nëntor të vitit 2020, studimi theksoi se konstatuan 4104 postime që përmbanin dezinformata.

“Nëse ndiqni autoritetet shëndetësore nuk ju dalin kurrë rekomandime të informacioneve të dëmshme por nëse jeni duke parë rreth mirëqenies apo tendencave që kanë të bëjnë me shëndetin në përgjithësi, fillojnë dalin gënjeshtra rreth vaksinave anti-COVID,” – tha Imran Ahmed, drejtor ekzekutiv i CCDH.

Në një deklaratë për Euronews pronarët e Instagram dhe Facebook thanë se studimi i CCDH nuk ishte i saktë.

Ndërkaq Imran Ahmed hodhi poshtë këto deklarata dhe CCDH pohoi se 15 llogaritë në Instagram që ata kanë krijuar rekomandojnë ende dezinformata për një larmi temash të vitit 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026