Gazetari i njohur britanik largohet nga puna pas komenteve mbi Meghan Markle: Unë nuk e besoj, dëmtoi Mbretërinë

10 Mars 2021 | 14:50

Gazetari dhe prezantuesi televiziv Piers Morgan u largua nga televizioni britanik ITV pasi kritikoi dukeshën Meghan Markle pas intervistës dhënë për Oprah Winfrey.

“Piers Morgan ka vendosur se tani është koha për të lënë  emisionin ‘Mirëmëngjes Britani’. ITV e ka pranuar këtë vendim dhe nuk ka asgjë për të shtuar”, thuhet në deklaratën e televizionit.

Morgan, një ish-prezantues i CNN, gjatë emisionit të mëngjesit the se çifti kishte dëmtuar familjen mbretërore dhe nuk i besonte shumë fjalëve të dukeshës.

“Unë besoj në lirinë e fjalës. Nëse njerëzit duan të besojnë Meghan Markle, kjo është plotësisht e drejta e tyre. Unë nuk besoj pothuajse asgjë që del nga goja e saj. Dëmi që ajo i ka shkaktuar monarkisë dhe mbretëreshës është jashtëzakonisht i madh”, – është shprehur gazetari.

Rregullatori i medias britanike nisi një hetim për episodin e së hënës në ‘Mirëmëngjes Britani’ pasi mori 41.015 ankesa në lidhje me komentet e bëra nga prezantuesi Morgan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026