Kosova thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë, mos e ledhatoni

28 Mars 2024 | 20:53

Zv. ministri i Jashtëm i Kosovës Kreshnik Ahmeti, tha në një intervistë për Euronews Albania se sulmi terrorist i Banjskës ishte një agresion i pastër kundër Kosovës.

Sipas tij, qasja destruktive e Serbisë në rajon nuk mund të ndalohet me një qasje përkëdhelëse nga komuniteti ndërkombëtar, por duhet të ndëshkohet me sanksione.

Shpeshherë vlerësimet që jep Vuçiç nuk përkojnë me realitetin, ata thanë se po të trajtohet aplikimi i Kosovës në KiE Serbia do largohet nga KiE, aplikimi u votua, Serbia është ende anëtare. Kërcënime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe nuk janë realizuar kurrë. Serbia ka një qasje jo konstruktive në rajon jo vetëm në raport me Kosovën. Sulmi terrorist i Banjskës ishte një agresion i pastër kundër Kosovës. Serbia duhet ta mësojë mësimin, të marrë masa dhe sanksione nga komuniteti ndërkombëtar se një qasje e tillë nuk mund të ndalohet me një qasje përkëdhelëse nga komuniteti ndërkombëtar. Anëtarësimi i Kosovës në KiE do ta ndihmonte shumë dialogun në Bruksel. Anëtarësimi i Kosovës në KiE do ndihmonte veçanërisht serbët e Kosovës dhe nëse Vuçiç do i kishte prioritet, do ta mbështeste anëtarësimin e Kosovës në KiE”, tha Ahmeti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026