Akuzat për racizëm, mbretëresha Elizabet thyen heshtjen: Kjo çështje do të trajtohet seriozisht e privatisht

10 Mars 2021 | 14:54

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabet II ka thyer heshtjen dhe ka reaguar pas intervistës së dukeshës Meghan Markle, e cila u shpreh se në shtëpinë mbretërore ka pasur biseda mbi ngjyrën e lëkurës së djalit të saj.

Në një deklaratë për mediat publikuar nga pallati Buckingham dhe që mban firmën e mbretëreshës thuhet se akuzat për racizëm do të trajtohen seriozisht dhe në mënyrë private.

“E gjithë familja është e shqetësuar, pasi mësoi sesa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Megjithëse kujtimet e gjithsecilit ndryshojnë nga njëri-tjetri, ato do të merren seriozisht dhe do të trajtohen privatisht nga familja mbretërore. Harry, Meghan e Archie do të mbeten gjithmonë pjesëtarë të dashur të familjes”, thuhet më tej në deklaratën e bërë publike.

Intervista televizive e Meghan dhe Harry dhënë për Oprah Wnfrey e ka futur monarkinë britanike në krizën e tyre më të madhe që nga vdekja e Lady Diana në 1997, kur familja, e udhëhequr nga mbretëresha Elizabeth II , u kritikua se reagoi shumë vonë.

Në intervistën që zgjati dy orë, Harry gjithashtu rrëfeu se babai i tij, trashëgimtari i fronit Princi Charles, e kishte zhgënjyer dhe e kishte lënë vetëm në jetën mbretërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026