Arrestohen 2 komisionerë në Kosovë, dyshohen për manipulim të votave
10 Mars 2021 |
15:04
Arrestohen 2 komisionerë në Kosovë pas dyshimeve për manipulim të votave në qendrën e numërimit dhe rezultateve.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona me iniciale A.K dhe S.M, janë prangosur një ditë më parë me urdhër të prokurorisë.
Ky aksion vjen pas raportimeve në media dhe pas akuzave nga kandidatë të ndryshëm për deputetë se ka pasur vjedhje votash brenda partive.
Në qendrën e numërimit të votave ka pasur proces të rinumërimit nën vëzhgimin e prokurorëve, pas shqetësimeve të ngritura për tjetërsim të votave.
Ndërkohë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa në Kosovë kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rinumërojë 134 vendvotime.
Kjo kërkesë nga PZAP erdhi pas ankesave të paraqitura nga deputetë të subjekteve politike.
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West