Ambasadorja Yuri Kim: S’do habitesha nëse disa nga kandidatët do skualifikohen nga KQZ
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim nga Elbasani ka paralajmëruar se procesi i verifikimit të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe prokuroria mund të sjellë skualifikim nga gara të personave që kanë probleme me ligjin. Ambasadorja Kim iu referua këtu ligjit për dekriminalizimin që ndalon kandidimin për deputet të emrave me rekorde kriminale.
Diplomatja amerikane theksoi se SHBA ka mbajtur qëndrim të qartë duke u bërë thirrje disa herë partive që të zbatojnë ligjin dhe të mos përfshijnë në listat e tyre persona të inkriminuar. Ajo shtoi se pjesa më e madhe e kanë marrë në konsideratë këtë thirrje, por nënvizoi se këtë nuk e kanë bërë të gjitha partitë.
“Tashmë është detyrë e KQZ-së dhe prokurorëve që të bëjnë shqyrtimin dhe vetingun e kandidatëve dhe pas këtij procesi nuk është për t’u habitur që disa kandidatë mund të s’kualifikohen”, deklaroi znj. Kim. Ambasadorja tha më tej se “fuqia përfundimtare qëndron tek votuesit” duke iu referuar sistemit zgjedhor ku përveç partisë do të votohet dhe për kandidatët.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë foli për tre persona që SHBA i ka shpallur persona të padëshiruar duke thënë se një vendim i tillë merret bazuar në fakte pavarësishtë se këta individë i shpëtojnë drejtësisë shqiptare.
“SHBA ka qenë shumë e qartë lidhur me pritshmërinë tona për kandidatë të pastër. Është thelbësore që drejtuesit politik të marrin përgjegjësi që lista është në përputhje me ligin shqiptar duke marrë në konsideratë të gjitha ato përcaktime nga SHBA që kur merren nuk merren lehtë. E di që disa persona që thonë se është përcaktuar në bazë të ligjit amerikan dhe nuk është person i dënuar. Në fakt shumica e njerëzve me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se kjo nuk është një evidencë e pafajësisë por një evidencë e boshllëkut në sistemin e drejtësisë dhe ndaj nevojitet reforma në drejtësi”, deklaroi ambasadorja.
Yuri Kim në këtë pikë shtoi se “kjo nuk ka të bëjë nëse SHBA pëlqejnë apo jo dikë, dhe gjithashtu ka të bëjë me faktin se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar në bazë të hulumtimeve dhe infornamcikenve që ky person përbën kërcënim për SHBA, ndoshta ka ardhur koha që edhe votuesit shqiptarë të mendojnë se mund të bëjë kërcënim dhe për ta”.
Euronews Albania verifikoi deklaratat e bëra deri më sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe rezulton se SHBA ka aplikuar ndalim të pajisjes me vizë për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako në korrik të vitit 2019, ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla në shkurt të vitit 2018 dhe deputetin Tom Doshi në prill të vitit 2018.
Shit-blerja e votës ishte një tjetër çështje që prekur ambasadorja Kim ku nënvizoi se kjo është e dënueshme me ligji dhe u bëri thirrje autoriteteve që t’ua vështirësojnë punën atyre që do të tentojnë një gjë të tillë.
“Kam dëgjuar që blerja e votës është një problem në Elbasan por jo vetëm në Elbasan. Do t’u thosha atyre që po përpiqen të blejnë vota që jeni duke shkelur ligjin dhe jeni duke turpëruar nderin tuaj. Për ata që u kërkohet të shesin votën, u them që vota është pushteti juaj ndaj mos e dorëzoni. KQZ do të ndalojë kategorikisht telefonat në qendrat e votimit. U kërkoj autoriteteve që ta bëjnë më të vështirë shitjen e votave”, tha Yuri Kim.
Pavarësisht këtyre thirrjeve, ambasadorja Yuri Kim tha se është “besimplotë që Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet