Besimtarët katolikë festojnë sot Pashkët
Katolikët, protestantët, anglikanët dhe kishat e tjera të krishtera perëndimore festojnë festën më të madhe të krishterë – ringjalljen e Jezu Krishtit, një festë që simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen.
Mbrëmjen e së shtunës, Papa Françesku u tha besimtarëve në prag të Pashkëve që të ruajnë besimin e tyre edhe kur janë të copëtuar nga dhimbja, trishtimi dhe fatkeqësitë e tjera.
Ai përmendi, ndër të tjera, “injorimin e egoizmit dhe indiferencës që na pengojnë në përpjekjet tona për të ndërtuar qytete dhe shoqëri më të drejta dhe humane”, si dhe “të gjitha aspiratat tona për paqen që janë shkatërruar nga urrejtja mizore dhe brutaliteti i luftë”.
Festa e Pashkëve për besimtarët shënon fundin e Kreshmës së Madhe dhe ushqimet e para simbolike janë vezët e Pashkëve, të cilat, sipas zakonit të lashtë, lyhen me ngjyrë të kuqe, si simbol i gjakut të derdhur të Krishtit.
Veza është simbol i ripërtëritjes së natyrës dhe jetës, dhe veza e kuqe e Pashkëve do të thotë gëzim si për ata që e japin ashtu edhe për ata që e marrin.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha