Zelensky zotohet se Ukraina do të “rezistojë” pas sulmeve të reja ruse

31 Mars 2024 | 11:44

Ukraina është përballur edhe me një natë të bombardimeve ruse, me dronë dhe raketa që goditën objektet civile në jug dhe perëndim të shtetit, tha ushtria e Kievit, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se shteti i tij do të “rezistojë”, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse.

Rusia së fundi ka intensifikuar sulmet e saj ndaj instilacioneve ukrainase të energjisë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke rritur frikën në Ukrainë se do të përsëritet situata e dimrit 2022-2023, kur shteti u përball me reduktime të mëdha të rrymës për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë.

Kompania më e madhe private në Ukrainë e energjisë, DTEK, tha më 30 mars se pesë nga gjashtë termocentralet e firmës janë dëmtuar apo shkatërruar, duke shkaktuar humbjen e 80 për qind të kapaciteteve të gjenerimit. DTEK tha se riparimi i dëmeve mund të marrë kohë deri 18 muaj.

“Tani, nuk ka natë apo ditë kur terrori rus nuk tenton të na e shkatërrojë jetën. Natën e kaluar, ata sërish gjuajtën raketa dhe dronë Shahed ndaj popullit tonë. Por, ne do të mbrojmë veten, do të rezistojmë, shpirti ynë nuk dorëzohet dhe e di që është e mundshme të shmanget vdekja. Jeta do të fitojë”, shkroi Zelensky më 31 mars në rrjetet sociale.

Më herët gjatë së dielës, Forcat Ajrore ukrainase tha se Rusia ka lëshuar 16 raketa dhe 11 dronë ndaj Ukrainës gjatë natës. Ato thanë se arritën të shkatërronin nëntë dronë dhe nëntë raketa.

Një person raportohet se është vrarë nga sulmet ruse ndaj infrastrukturës së energjisë në rajonin e Lvivit, në perëndim të Ukrainës, thanë zyrtarët.

Sulmet e fundit ajrore kanë shkaktuar dëme në infrastrukturën energjetike në rajonin e Odesës dhe në një ndërtesë të agrikulturës në rajonin e Hersonit. Tetë dronë Shahed u rrëzuan në rajonin e Odesës nga mbrojtja ajrore ukrainase, thanë autoritetet. Copëzat e dronëve të rrëzuar shkaktuan zjarr në një termocentral lokal, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026