Ambasadorja Yuri Kim e thotë shqip në Twitter: Kush cenon sigurinë amerikane i rrezikshëm edhe për Shqipërinë

10 Mars 2021 | 15:18

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, për të mos pasur keqkuptime, ka ripërsëritur në shqip në Twitter deklaratat e bëra sot nga Elbasani.

Si rrallëherë më parë, në profilin e saj Twitter, ambasadorja ka shkruar në shqip pjesët më kryesore të deklaratës ku theksohej se “ai që konsiderohet kërcënim për sigurinë e SHBA-së” vlen të shqyrtohet “nëse është kërcënim edhe për Shqipërinë”.

“Kjo nuk ka të bëjë me nëse SHBA pëlqejnë apo nuk pëlqejnë dikë, por ka të bëjë me nëse Sekretari i Shtetit ka vendosur, pas kërkimit, informacionit dhe kohës së bollshme që dikush përbën kërcënim për sigurinë e SHBA,” – shkroi ambasadorja Kim teksa e shoqëroi postimin me një lidhje nga web-faqja e ambasadës ku pasqyrohej deklarata e saj e plotë në shqip.

“Disa mund të thonë se “po, është përcaktuar nga SHBA, por nuk është dënuar”, mendoj se shumica e njerëzve me logjikë do të thonin se kjo nuk është provë pafajësie, por është provë e nevojës për reformë në drejtësi,” – ishte një tjetër pjesë e theksuar nga ambasadorja prej deklaratës së bërë sot.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim paralajmëroi sot nga Elbasani se procesi i verifikimit të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria mund të sjellë skualifikim nga gara të personave që kanë probleme me ligjin.

Ajo iu referua këtu ligjit për dekriminalizimin që ndalon kandidimin për deputet të emrave me rekorde kriminale, ndërsa tregoi se janë të paktën tre emra problematikë të cilëve nga Departamenti Amerikan i Shtetit u është ndaluar e drejta për të marrë vizë.

Euronews Albania verifikoi deklaratat e bëra deri më sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe rezulton se SHBA ka aplikuar ndalim të pajisjes me vizë për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako në korrik të vitit 2019, ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla në shkurt të vitit 2018 dhe deputetin Tom Doshi në prill të vitit 2018.

Lexoni gjithashtu:

Ambasadorja Yuri Kim: S’do habitesha nëse disa nga kandidatët do skualifikohen nga KQZ

Ambasadori Soreca kërkon që për verifikimin e listave të kandidatëve të zbatohet plotësisht ligji i dekriminalizimit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026