Përdhunimet e paramilitarëve serbë, Osmani- Beogradit: Sillni kriminelët
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Beogradi zyrtar që të mos dalë në mbrojtje të të akuzuarve për krime seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Duke folur në dokumentarin “Jehona e dhimbjes” të gazetarit Andrea Danglli në Euronews Albania, Osmani shprehet se Serbia është bërë mburojë për paramilitarët duke mos lejuar përballjen e tyre me institucionet e drejtësisë në Prishtinë.
“Ata që kanë kryer krimet dhe ata që i kanë mbështetur ato krime, pra shteti serb, nuk kanë treguar asnjëherë gatishmëri për tu ballafaquar me të kaluarën dhe rrjedhimisht t’i vendosin para drejtësisë personat që i kanë kryer këto krime”, u shpreh Osmani.
Ajo nënvizon se tashmë Kosova ka ngritur një sistem model për trajtimin dhe adresimin e problemeve të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.
“Si shoqëri besoj se jemi emancipuar jashtëzakonisht shumë që nga ato momentet e pasluftës dhe deri sot. Sot shoqëria kosovare, shteti i Kosovës, i përkrah në masë të madhe të gjithë të mbijetuarit e këtij krimi të tmerrshëm. Kosova është një ndër shtetet e pakta në botë që ka vendosur një sistem të suksesshëm të mbështetjes të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës duke krijuar komisionin qeveritar i cili mbështet edhe financiarisht këto të mbijetuara”, tha Osmani.
Dokumentari “Jehonat e dhimbjes”, erdhi nga gazetari Andrea Danglli në Euronews Albania, me 4 nga 20 mijë historitë e përdhunimeve gjatë luftës së Kosovës. Përmes rrëfimeve të tyre, katër të mbijetuarit e dhunës seksuale përsëritën apelin për drejtësi.
Video e dokumentarit të plotë:
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta