Lita: Si Sputnik në Serbi bën lajme të rreme kundër Kosovës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi së bashku me disa deputetë i janë drejtuar kryetares së Kuvendit, me kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.
Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, është shprehur se qëllimi është i mirë se bazohet në disa kërkesa legjitime dhe të partnerëve të Shqipërisë.
Mes tjerash ai tregoi se në Serbi qendra e “Sputnik” është e paregjistruar dhe prodhon lajme kundër Kosovës.
“Qëllimi është i mirë se bazohet në disa kërkesa legjitime dhe të partnerëve të Shqipërisë, që vendi në të ketë një komision parlamentar që ta informoj jo vetëm shtetin por dhe qytetarët në raport me ndikimin e huaj në Shqipëri. Kemi dezinformim të jashtëm dhe dizenformim të brendshëm. Që nga agresioni Rusisë ndaj Ukrainës ka pasur një ndikim rus në vendet e Ballkanit Perëndimor. Mediat rajonale çdo ditë prodhojnë lajme për Putin, për Rusinë, për Vuçiç. Dezinformimi i jashtëm është një gjë shumë serioze që duhet minimizuar. Sa i përket dezinformimit të brendshëm qeveria Rama është qendra më e madhe e dezinformimit publik prej vitesh. Dezinformimi i jashtëm është një problem sepse në Serbi qendra e Sputnik që prodhon lajme kundër Kosovës është e paregjistruar fare. Është në një pallat 5 katësh dhe e paregjistruar që prodhon lajme kundër”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta