Qytetarët të pa përfaqësuar në Kuvend, 60% nuk njohin deputetin e zonës së tyre

10 Mars 2021 | 15:27

Qytetarët shqiptarë ndihen të pa përfaqësuar nga deputetët në Kuvend dhe mendojnë se ndryshimi nuk vjen thjeshtë nga futja në parlament e sa më shumë deputetëve të rinj ose grave.

Pedagogia e shkencave politike, Dorina Bërdufi foli në emisionin “Me Pak Fjalë” rreth një sondazhi mbi perceptimin e zgjedhësve për deputetët, pjesë e një studimi të bërë në vitin 2020, ku ajo është bashkautorë me politologun Afrim Krasniqi,

Studimi zbulon se 86% e qytetarëve nuk ndihen të përfaqësuar nga deputetët ndërsa 60% e të pyeturve në sondazh, shprehen se nuk njohin deputetin e zonës së tyre të banimit.

Jo vetëm të pa përfaqësuar, por perceptimi i qytetarëve është se deputetët kanë nivel të ulët kulturor. Mbi 82% e qytetarëve besojnë se deputetët janë nën nivelin mesatar kulturor të shoqërisë.

Sipas studiueses Bërdufi, fakti se qytetarët ndihen të pa përfaqësuar mund të lidhet me natyrën e sistemit zgjedhor, ku votohen partitë ndërsa deputetët dalin nga listat e vendosura nga kryetarët.

Në fakt, kur qytetarët janë pyetur se nga cili parlament i ka përfaqësuar më mirë 70% e qytetarëve kanë zgjedhur ato që janë zgjedhur me sistem mazhoritar, ku zgjedhësi voton direkt për kandidatin.

Megjithatë sipas Bërdufit, perceptimi i shkëputjes së votuesit me deputetin mund të vijë edhe si rezultat i aktivitetit të këtyre të fundit pasi marrin mandatin. Shpesh herë, aktiviteti i deputetëve nuk lidhet me nevojat dhe problematikat e qytetarëve tha Bërdufi.

Përpjekja për të rritur cilësinë e deputetëve dhe përfaqësimit duke promovuar sa më shumë pjesëmarrjen e grave dhe të rinjve nuk ka sjellë rezultatet e dëshiruara.

42% e qytetarë shprehen në mënyrë kritike për rolin e grave deputete në cilësinë e përfaqësimit dhe vetëm 21% që i vlerësojnë ato pozitivisht.

Ndërsa për të rinjtë perceptimi i shumicës së qytetarëve është se ata janë imitues të kryetarit të partisë dhe nuk është se sjellin mendim të ri në politikë.

Pedagogia theksoi se tashmë nuk mjafton vetëm të qënit grua ose i ri në Kuvend për të rritur përfaqësimin tek zgjedhësit.

“Qytetarët sot janë më të informuar, shohin nivelin e cilësisë së përfaqësimit të tyre, kështu që kemi kaluar nga përfaqësimi i kuotave në përfaqësimin cilësor të kuotave”, deklaroi ajo.

Besimi i ulët tek deputetët e rinj dhe gratë justifikohet edhe nga mënyra se si ato futen në Kuvend, e cila bazohet më shumë në pëlqimin e kryetarit të partisë sesa atë të qytetarëve.

Ky fakt vjen si pasojë e sistemit proporcional, i cili megjithëse tashmë është me lista gjysmë të hapura, i jep shumë fuqi kryetarëve të partisë që të përcaktojnë listën e kandidatëve për deputet në zgjedhje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026