Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: Them referendum sepse është në pikëpyetje e ardhmja e Shqipërisë

10 Mars 2021 | 15:35

Zgjedhjet e 25 prillit janë referendum, pasi është në pikëpyetje e ardhmja e Shqipërisë. Kështu deklaroi nga Fieri sot, Presidenti Ilir Meta teksa u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive ne zgjedhje.

“[…] padyshim shumë [vendi ka] sfida përpara. Është e rëndësishme gjithashtu të vlerësojmë rëndësinë e pjesëmarrjes së gjithë qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e  25 prillit,” – u shpreh Meta.

Sipas tij e gjithë Evropa pret me vëmendje mbarëvajtjen e zgjedhjeve për të marrë vendimin e ardhshëm për çeljen e mundshme të negociatave, sepse “e dimë që zgjedhjet sipas standardeve të dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian të vendit”.

“[…] mosndëshkimi dhe mos hetimi i krimeve elektorale të ndodhura dhe të denoncuara në mënyrë të shpejtë dhe në mënyrë pro aktive dhe të plotë.  Jam shumë i bindur se të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i çdo qytetari. Vota e qytetarit është fuqia e vërtetë në demokraci dhe këtë fuqi duhet ta respektojë dhe këtë fuqi jam i bindur se do ta tregojnë të gjithë  më 25 prill,” – shtoi më tej Presidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026