Bardhi kërkoi çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD, mbahet seanca në Gjykatë
2 Prill 2024 |
11:55
Këtë të martë në Gjykatën e Tiranës, në Dhomën Civile, u zhvillua seanca për shqyrtimin e kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.
Në kërkesën e bërë nga Bardhi thuhet se Këshilli Kombëtar i PD, i datës 27 korrik 2023, ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish kryetarit të PD Basha nga regjistri i partive politike.
Pasi shqyrtoi kërkesën, gjykata vendosi:
1) të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor me qëllim verifikimin e legjitimitetit të Këshillit Kombëtar
2) tërheqjen e Vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 27 dhjetor në kopje të njejtë me origjinalin.
Seanca e radhës u la për në datë 30 Prill ora 11:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet