Surpriza e madhe gjermane, klubi i kategorisë së tretë që synon finalen e Kupës

2 Prill 2024 | 14:59

Ky edicion i kupës së Gjermanisë është ndër më interesantët e viteve të fundit, teksa mjafton të përmendësh faktin ku nga 4 ekipe gjysmëfinaliste, vetëm 1 prej tyre luan në Bundesligë. 3 skuadra e tjera vijnë nga kategoritë më të ulëta, e fundit në nivel është Saarbrucken, që garon në Bundesligën e tretë, por padyshim mund të konsiderohet tmerri i të mëdhenjve. Kjo për faktin që rrugëtimi në këtë edicion ka qenë mbresëlënës, duke nisur nga eliminimi që i shkaktoi Bayernit, për të vijuar më tej me Frankfurtin dhe Borussia Monchengladbach.

Mbrëmjen e kësaj të marte luan një ndër sfidat më vendimtare të sezonit, gjysmëfinalen e kupës ndaj Kaiserslautern, ekipit të Bundesligës së dytë, që rrezikon rënien nga kategoria.

Në 4 përballjet e fundit direkte nuk ka fituar asnjë prej tyre, ndërsa ky është momenti për të shkruar historinë. Favoritë në letër janë miqtë, por Ludëigspark Stadion është një stadium fatsjellës për Saarbrucken.

Në anën tjetër, Kaiserslautern nuk është në formën më të mirë, por po ashtu regjistron një rrugëtim pozitiv në kupë. Më herët ka eliminuar 1 ekip të elitës gjermane nga ky kompeticion si Koln në shifrat 3-2.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026