Gjeorgjia thyen Greqinë, kualifikim historik në Europian. Kompletohet Euro 2024
Gjeorgjia, Ukraina dhe Polonia janë 3 skuadra e fundit të cilat plotësojnë grupin prej 24 skuadrash që do të marrin pjesë në finalet e kampionatit evropian që nis në 14 qershor. Të martën janë luajtur 3 sfidat e Play Off, të cilat kanë rezultuar tejet emocionuese, ndërsa spektakli i vërtetë u regjistrua në Tbilisi, aty ku gjeorgjianët shkruan historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në një kampionat evropian. Një festë e vërtetë pushtoi vendin pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa tifozët hynë në fushë për të takuar heronjtë e tyre.
120 minuta lojë u mbyllën në shifrat 0-0, ndërsa në penallti triumfuan gjeorgjianët 4-2, pasi për helenët shpërdoruan Giomakis dhe Masuras. Në anën tjetër Mikautadze gaboi nga pika e bardhë, por sërish falë rezultatit Gjeorgjia kaloi më tej.
Një tjetër ekip që u kualifikua nëpërmjet penalltive është Polonia, pas barazimit 0-0 me Uellsin, fitoi në penallti 5-4, aty ku i vetmi që gaboi ishte Daniel James. Goditja e këtij të fundit u ndal nga portieri Shezni, ndërsa te polakët shënuan të gjithë lojtarët e përzgjedhur nga Probierz. Ukraina përmbysi Islandën brenda kohës së rregullt, edhe pse e pa veten në disavantazh në pjesën e parë me miqtë që realizuan me Gudmundsson. Tsyganov dhe Mudryik ishin heronjtë e Ukrainës, ndërsa sigurojnë kështu biletën e fundit për në kampionatin evropian.

LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE