Shfaqja “Amerikan”, drama në Teatrin Eksperimental nga data 3 deri me 7 prill

2 Prill 2024 | 16:21

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental u zhvillua konferenca për shtyp e shfaqjes “Amerikan”.

Përfaqësues të kastit të shfaqjes ndanë detae të fabulës së shfaqjes, duke zbuluar një lidhje të mrekullueshme mes saj dhe realitetit tonë të përditshëm.

Regjisorja Ina Morinaj ftoi të pranishmit të bashkohen në një përvojë të jashtëzakonshme, duke theksuar se në këtë shfaqje, çdo person mund të ndjehej i lidhur me ngjarjet, pasi realiteti është përfaqësuar me autenticitet.

Aktorët treguan se si shfaqja shpalos humbjen e vlerave të jetës, një temë që reflekton realitetin aktual ku çdo ditë ballafaqohemi me dilema etike dhe morale. Nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj çështjeve të rëndësishme deri te aktet e dhunës, shfaqja jep një analizë thelluese të komplikimeve të jetës së përditshme.

“Amerikan” është një komedi e zezë e pasur me surpriza dhe kthesa të papritura, e cila reflekton situatat komplekse dhe marrëdhënien e tre personazheve kryesorë të luajtur nga Ledion Zoi, Linda Jarani dhe Lulzim Zeqja.

Me një kombinim të shkëlqyer të talentit aktorial dhe regjisorial, “Amerikan” premton të bëhej një prej shfaqjeve më të mira të sezonit teatror.

Shfaqja që do të mbahet në Teatrin Kombëtar Eksperimental në datat 3, 4, 5, 6 dhe 7 prill.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026