Kandidati i PD në Korçë: Mësuesve po u bëhet presion për të marrë vaksinën

28 Mars 2021 | 17:29

Ashtu si në Tiranë, edhe në Korçë ka nisur procesi i vaksinimit masiv te moshat e treta. Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Korçës, Andrea Mano thotë se qytetarët nuk kanë treguar interes të lartë për të marrë vaksinën.

“Procesi i vaksinimit ka filluar, por me ritme shumë të ulëta. Nga informacionet qe kemi marrë nga mësuesit mjekët apo infermierët, ka pasur një kërkesë të ulët për ta bërë vaksinimin”, tha ai.

Ai i tha Euronews Albania se po ushtrohet presion ndaj mësuesve për të marrë vaksinën kundër dëshirës së tyre.

“Ajo që është me e keqja, unë mendoj se është një lloj presioni, që po u bëhet mësuesve nga drejtuesit e shkollave për të bërë vaksinimin me detyrim. Vaksinimin  është një e drejte e çdo qytetari, por duhet bërë me dëshirën e qytetarit”, shtoi ai.

Madje ai pretendon se mësuesit që nuk kanë pranuar të marrin vaksinën janë “kërcënuar” me vendin e tyre të punës.

“Nga kontaktet që unë kam pasur, mësuesit kanë kërkuar informacion për vaksinat, për prejardhjen e tyre, certifikatën e sigurisë dhe më thonë që nuk iu është dhënë asnjë informacion. Ka pasur raste, që për mësuesit, të cilët nuk pranojnë të bëjnë vaksinën, ju është thënë se ndoshta do të ketë pasoja me qëndrimin e tyre në punë. Kjo është e papranueshme dhe kjo bie ndesh me të drejtën themeltare të njeriut për ta bërë vaksinën me dëshirë dhe atëherë kur e mendojnë”, shtoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Vaksinim masiv edhe në Korçë, të hënën doza e dytë për personelin shëndetësor dhe arsimor

Vaksina kineze në Shkodër e Korçë, Xhaçka: Faqe e re për turizmin pa kufizime dhe ringritjen e ekonomisë 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026