Shpërthim me tritol në një biznes në Durrës, çfarë raportohet

3 Prill 2024 | 10:02

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Kodrën e Rrashbullit në Durrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në ambientet e jashtme të një biznesi mobileri.

Si pasojë e shpërthimit, për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë autorët e vendosjes së lëndës plasëse ende nuk janë identifikuar nga Policia.

Lidhur me shpërthimin, Policia ka shoqëruar disa persona dhe dy pistat kryesore ku po hetohet janë konkurrenca dhe konfliktet e pronësisë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026