Kreu i OKB-së kritikon Izraelin për vrasjen e punonjësve humanitarë
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së deklaroi se sulmet shkatërruese izraelite që vranë personelin e “World Central Kitchen” jo vetëm ka rritur numrin e aktivistëve të vrarë në Gaza, por ishte “i pandërgjegjshëm”.
“Sulmet shkatërruese izraelite që vranë personelin e “World Central Kitchen” e çon numrin e punëtorëve humanitarë të vrarë në këtë konflikt në 196, përfshirë 175 anëtarë të stafit të OKB-së. Kjo është e pandërgjegjshme, por është një pasojë e pashmangshme e luftës që po zhvillohet”-tha Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së .
Nga ana e tij, Izraeli është justifikuar duke deklaruar se, bëhej fjalë për një gabim që erdhi si pasojë e një identifikimi të gabuar. Kreu i ushtrisë, gjeneral Herzi Halevi deklaroi se episodi i rëndë nuk ishte i qëllimshëm dhe nuk duhet të kishte ndodhur.
Ndërkohë, mijëra protestues u mblodhën jashtë selisë së Parlamentit izraelit për të tretën ditë rresht, për të kërkuar zgjedhje të reja dhe një akord për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza nga Hamasi.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur