Lejohen vetëm këmbësorët, greva e doganierëve grekë bllokon turistët në Kakavijë

3 Prill 2024 | 15:42

Për të dytën ditë radhazi greva e doganierëve grekë ka bllokuar lëvizjen në Stacionin Kufitar të Kakavijës. Gjatë ditës së sotme në këtë pikë doganore kanë kaluar një numër i pakët këmbësorësh edhe këta pa bagazhe.

Prej orës 5.30 të mëngjesit të datës 2 prill, në Stacionin Kufitar të Kakavijës vazhdon të jetë e bllokuar lëvizja në të dyja anët e kufirit si shkak i grevës së doganierëve në palën grekë. Si pasojë e grevës është paralizuar totalisht lëvizja e autoveturave, autobusëve dhe kamionëve të mallrave, ndërsa ata pak këmbësorë që lejohen udhëtojnë pa bagazhe. Bllokimi i kufirit ka sjellë probleme për lëvizjen e turistëve si rasti i një grupi nga Tajvani që nuk mundi të udhëtonte në drejtim të Greqisë.

“Jam nga Tajvani, si shkak i bllokimit të kufirit nuk mund të udhëtojmë, ndërsa në Greqi thuhet se kanë grevë. Do të qëndrojmë edhe një natë tjetër këtu në Shqipëri për të ardhur sërish nesër këtu dhe shpresojmë që kufiri të jetë hapur”, thotë një turiste.

Greva e doganierëve grekë do të zgjasë 2 ditë ndërsa në orën 5.30 të mëngjesit të datës 4 prill pritet përfundimi i saj dhe kthimi në normalitet i lëvizjes në kufi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026