Zbulohet një depo armësh e Hamasit në Bullgari, parandalohet sulmi në Gjermani
Autoritetet hetimore bullgare zbuluan një depo armësh që supozohej se do të përdoreshin për sulme ndaj objekteve fetare hebreje në Gjermani, raportoi sot media gjermane Der Spiegel.
“Në jug të Bullgarisë, armë dhe municione u gjetën në një magazinë të nëndheshme që supozohej të përdoreshin për sulmet e Hamasit ndaj objekteve hebraike në Gjermani, kryesisht në Berlin”, thotë Der Spiegel, duke iu referuar burimeve në Shërbimin Gjerman të Krimit (BKA)..
Shtohet se armët ishin pjesërisht të papërdorshme për shkak të ndryshkut.
Informacioni për magazinën e armëve është marrë nëpërmjet analizës së celularit të njërit prej katër palestinezëve të arrestuar në Berlin dhe Holandë dhjetorin e kaluar, për shkak të dyshimeve se po përgatisnin magazina armësh të destinuara për sulme terroriste me urdhër të Hamasit në Evropë.
Dyshohet se magazina të ngjashme janë përgatitur edhe në Poloni.
Autoritetet gjermane dhe evropiane të zbatimit të ligjit morën informacione për anëtarët e krahut militant të Hamasit nga inteligjenca izraelite.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet