Abilekaj: Qeveria të luftojë TikTok dhe jo mediat

3 Prill 2024 | 22:37

Konferenca e Kryetarëve votoi sot vetëm me votat e mazhorancës ngritjen e komisionit të posaçëm për Dezinformimin.

Gazetari Enton Abilekaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se qëllimi i qeverisë është të kontrollojë mediat.

Sipas tij, qeveria duket të kishte kontratë me platformat sociale, si Facebook, Instagram, TikTok aty ku përhapet më së shumti propaganda dhe jo të godasë mediat.

“Qeveria mund të kishte kërkuar nga platformat sociale si Facebook që të luftojnë dezinformimin. Tiktok luftohet sot në SHBA jo mediat dhe Tiktok po përjashtohet nga SHBA… Facebook që bën propagandë. Ne i kemi kërkuar qeverisë që të bëjë kontrata me këto platforma sociale, aty përhapet propaganda. Nëse kontrollon ato, është një hap shumë i rëndësishëm, por qeveria nuk ka vullnet për ta bërë këtë. Bëjnë komisioni për të na kontrolluar ne jo ata”, tha Abilekaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026