Konferenca e Kryetarëve|Miratohet me votat e PS ngritja e Komisionit për Dezinformim

3 Prill 2024 | 12:43

Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë për të diskutuar për kërkesën e Partisë Socialiste, për ngritjen e një Komisioni të posaçëm për Dezinformimin.

Sipas burimeve bëhet me dije se vetëm me votat e maxhorancës u miratua ngritja e Komisionit në fjalë.

Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar shtyrjen e kësaj çështjeje për në një moment tjetër, pasi sipas tij, është një temë delikate që duhet trajtuar në një kohë më të gjatë.

Bardhi tha gjithashtu se do duhet të hiqet çdo dilemë për ndërhyrje në lirinë e medias, nëse nuk është ky qëllimi i fshehur i maxhorancës.

“Kjo çështje është sensitive dhe duhet të trajtohet me kujdes të veçantë. Ne bashkëndajmë shqetësimin për ndërhyrjet e e shteteve të treta jo partnere nëpërmjet të gjitha formave. Mirëpo, do duhet që ju të qartësoni inicistivën, të informoni ne dhe gjithë publiku mbi çfarë do të bëjë dhe për çfarë po kërkohet.

Flisni për marrveshje ndërkombëtare, marrëveshje me SHBA, dhe ne nuk dimë asgjë për atë marrëveshje pasi nuk na e keni vënë në dispozicion, edhe pse Kushtetuta e detyron qeverinë të na vendos në dijeni. Këto çështje që pretendohen të trajtohen në ketë komision të posaçëm mund të trajtohen fare mire ne komisionet respektive, Komisionin e Medias apo Komisionin e Sigurisë. Pse nuk mund të trajtohen aty? Do duhet të hiqet çdo dileme për ndërhyrje në lirinë e medias. Nëse nuk është ky qëllimi i fshehur, duhet të marrin kohën e nevojshme dhe mos e trajtojmë si një temë për konsum ditor.

Ka një Rezolutë të Kuvendit në 2019, e miratuat dhe e harruat. E trajtuat si temë dite dhe aq. Aty përcaktohet detyrimi që institucionet e sigurisë të sjellin raport në Kuvend, gjë që nuk e kanë bërë. Duhet të konsuktohemi me shoqatat e medias, që qartësohet objekti dhe motivet, çfarë do të trajtojë dhe pse duhet”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026