Rregullorja e re për dezinformimin, sanksione platformave që nuk zbatojnë dispozitat

26 Mars 2024 | 18:13

Këshilli Europian ka miratuar të martën aktin mbi përdorimin e shërbimeve dixhitalie. Nëpërmjet dispozitave të këtij akti, platformat sociale si TikTok, Facebook dhe X duhet të adaptojnë teknologjinë e tyre për të zbutur risqet ndaj dezinformimit dhe informacioneve të dëmshme. Kush nuk i zbaton, do të sanksionohet me gjobë deri në 6% të xhiros globale.

KE i kërkon platformave sociale të zbusin rreziqet ndaj dezinformimit. Në kuadër të udhëzimeve të reja të përdorimit të shërbimeve dixhitale, të miratuara të martën, platformat ‘X’ TikTok dhe Facebook do të duhet të monitorojnë dhe aplikojnë teknologjinë të reja për të kufizuar rreziqet e dezinformimit.

Sipas aktit të miratuar nga blloku, parashikohen një sërë rrisqesh specifike dhe masat për ti trajtuar ato.

Dispozitat e rregullores së re janë jo ligjërishtdetyrueshme, por komisioni mund të procedoj me sanksione kundër çdo paltformë që i devijon ato, duke i gjobitur deri në 6% të xhiros së tyre globale.

Miratimi i udhëzimeve vjen në kohë përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane.

Udhëzimet e Brukselit për industrinë vijnë si përgjigje ndaj “kërcënimeve” për integritetin e zgjedhjeve në bllok, veçanërisht për shkak të shpërndarjes së shpeshtë të përmbajtjeve mashtruese “deep fake” dhe të gjeneruara me inteligjencë artificiale.

Tetorin e kaluar, një regjistrim i rremë i një kandidati në zgjedhjet Sllovake që pretendonte se kishte manipuluar votimin u bë viral, duke dëshmuar një kërcënim të qartë për integritetin e procesit.

Një shqetësim tjetër për Komisionin janë të ashtuquajturat sisteme rekomanduese: teknologji e cila i rekomandon ose jep përparësi viralitetit të përmbajtjeve që synojnë dezinformimin apo përçarjen. Platformat do të duhet të dizajnojnë sisteme të cilat u japin përdoruesve “zgjedhje dhe kontrolle domethënëse mbi përmbajtjet e tyre”.

Sipas kuadrit të ri, platformave do të duhet të bashkëpunojnë edhe me autoritete evropiane, kombëtare, ekspert të pavarur si dhe organizatat e shoqërisë civile për eleminimin e këtyre kërcënimeve online.

Lëvizja vjen gjithashtu gjatë vitit më të madh zgjedhor në historinë botërore, me më shumë se 2 miliardë votues që presin ti drejtohen qendrave të votimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026