Gjunjëzimi i ekonomisë, Kosova humb 50 mijë vende pune nga pandemia, preken të gjithë sektorët
Përveç në shëndetin publik, pa dyshim pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në rënien ekonomike në Kosovë, në rënien e cilësisë në arsim, mbylljen e mbi 10 mijë bizneseve dhe humbjen e mbi 50 mijë vendeve të punës.
Këto janë disa nga shifrat që u prezantuan gjatë forumit të organizuar nga Instituti për Hulumtime Sociale “Paragon” me temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmëritë”.
Florian Aliu nga ky Institut gjatë prezantimit të hulumtimit theksoi se pandemia ka ndikuar që për rreth 150 mijë punëtor në sektorin privat ende të ketë vështirësi për sigurimin e pagave.
Një ndër sektorët më të dëmtuar direkt nga masat kufizuese është sektori i gastronomisë.
Ndërkaq efektet e pandemisë, kanë sjellë një varg pasojash që kanë pasur impakt direkt edhe në arsim apo në fushën e mediave.
Puna kërkimore e bërë dhe rezultatet e dala nga këto hulumtime, kanë nxjerrë si domosdoshmëri ndërtimin e një sistemi të fortë shëndetësor, forcimin e skemës për mbrojte sociale dhe ekonomike, rritjen e sistemit të mbrojtjes për punëtorët dhe të drejtat e tyre, si dhe mobilizimin e burimeve financiare për transformimin ekologjik të ekonomisë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë