”Drejtësi për Maradonën”, me qindra argjentinas në protestë, po hetohet vdekja e legjendës së futbollit
Me qindra argjentinas pushtuan rrugët e Buenos Aires duke kërkuar drejtësi për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Maradona.
Argjentinasit vendosën të protestojnë ndërsa ekspertët janë duke hetuar se çfarë e shkaktoi vdekjen e Maradonës. Nën hetim janë tre mjekë, dy infermierë dhe staf tjetër mjekësor të akuzuar për neglizhencë.
“Ai nuk vdiq atë e vranë”, “Drejtësi për Maradonën” ishin disa nga thirrjet e argjentinasve që mbanin në duar flamuj dhe këndonin.
Zemërimi i protestuesve nisi pas publikimit të një dokumentari ku u bënë me dije regjistrimet audio të thirrjeve telefonike mes mjekëve të ish-futbollistit dhe stafit të tij. Mes demonstruesve ishin edhe familjarë të Maradonës.
Maradona vlerësohet si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit dhe madje në vendin e tij ai cilësohet Zot, pavarësisht betejave të gjata me varësinë nga droga dhe alkooli.
Paneli i ekspertëve, i përbërë nga dhjetë specialistë zyrtarë dhe dhjetë persona të tjerë të zgjedhur nga palët e interesuara, pritet të bëjnë publike rezultatet e hetimeve brenda dy ose tre javësh duke hedhur drite mbi atë se çfarë ndodhi me legjendën e fushës së blertë.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet