Durrës| Mungojnë hapësirat e gjelbra, ndërtimet zvogëlojnë lulishtet

4 Prill 2024 | 15:41

“Në Durrës ndihet shumë mungesa e gjelbërimit se gjithandej është bërë çimento.”

Kjo është rrugica “Enver Zazani” në lagjen nr. 4, ndër të paktat “oaze” gjelbërimi në Durrës.

Aty, për t’i shpëtuar grisë së trishtë të betonit, durrsakët kanë improvizuar “kopshte” me lule e bimë dekorative.

“Më duket një gjë shumë e bukur. Kjo tregon që këto familje janë me kulturë, e duan të bukurën, pastërtinë.”

“Durrësit i duhet. Vetëm pislliqe, betonizime, rrugë të pista, kanale të bllokuara, erë e keqe. Me thënë të vërtetën Durrësit kaq vjeçar nuk i takon të jetë në këtë gjendje.”

Një shembull qytetar, që nuk kalon pa kritika, kryesisht nga emigrantët, që janë kthyer nga Italia në atdhe për disa ditë pushimi.

“Ideja është shumë e bukur, se jeshillëku duhet, por duhet të jetë i sistemuar, se bëhet edhe më i bukur. Pa jeshillëk mos na lëntë Zoti, se na jep jetë lulja.”

“Ka lezet të jetë me lule, por e shoh një çikë të pasistemuar.”

Mungesa e hapësirave publike të gjelbëruara është mjaft e prekshme për qytetarët, sidomos për moshën e tretë që ka nostalgji për lulishtet e dikurshme.

“Më shumë s’diskutohet. Ku ka lulishte e gjelbërim këtu? S’ka.”

“Ne durrsakët vetëm atë lulishten aty lart kemi, s’kemi gjë tjetër. Vollga s’ka, lulishte, stola, s’ka.”

“Durrësi ka ndryshuar. Ka qenë më i bukur, më i pastër. Tani nuk ka ndonjë bukuri kushedi se çfarë.”

“Nuk kemi ndonjë mall, vetëm prishje shoh.”

Prandaj qytetarët përgjegjësinë e shpërndajnë, duke filluar nga vetja e deri tek institucioni vendor.

“Të punojë bashkia, lulishtet siç kanë qenë më parë. Këtu s’ke një trëndafil, s’ke një pemë, s’ke një gjë.”

“Duhet të punojmë dhe ne si qytetarë, por dhe bashkia ka shumë për të bërë. Unë po t’i bie Durrësit për 2 orë e gjej ku janë defektet, por këta pushtetarët rrinë atje.”

Durrësi është një nga qytetet me dendësinë më të ulët të gjelbërimit në vend e rajon, duke i bërë më të ndjeshme temperaturat e larta dhe ndotjen e ajrit nga automjetet dhe punimet në rrugë. Kështu, mbjellja e pemëve dhe krijimi i një parku të gjelbër është kthyer në domosdoshmëri për qytetin bregdetar, banorët e vizitorët e shumtë të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026