Verifikimi i kandidatëve, Prokuroria dhe KQZ kontroll listave edhe pas 15 marsit

11 Mars 2021 | 07:40

Kontrolli i kandidatëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria do të vazhdojë edhe përtej 15 marsit.

Deri të hënën KQZ kompleton listat përfundimtare për të gjitha partitë që iu kthyen listat për korrigjime.

Pasi i dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë ditën e hënë, partitë politike morën dje edhe 48 orë të tjera kohë për të bërë plotësimet finale.

Është 15 marsi afati final deri kur partitë mund të bëjnë korrigjimet e fundit të listave të kandidatëve, për të cilat KQZ-ja që prej mëngjesit të së martës ka nisur verifikimet përkatëse.

Deri ditën e hënë, KQZ-ja do të kontrollojë listat, kryesisht në aspektin procedural dhe detaje burokratike por njëkohësisht ka nisur komunikimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të verifikuar gjendjen gjyqësore dhe dëshminë e penalitetit për çdo kandidat.

Nëse verifikimi procedurial do të bëhet deri mesnatën e së hënës së ardhshme, komisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi konfirmoi në “Ilva Now” në Euronews Albania, se kontrolli nga Prokuroria do të vijojë edhe më gjatë. Çdo kandidat do të kontrollohet për ato që ka deklaruar për formularin e vetë deklarimit, por edhe aspekte të tjera që mund të mos i ketë përmendur në dokumentin e dorëzuar në KQZ.

Për zgjedhjet e 25 prillit, ndryshe nga proceset e mëparshme, do të ketë një numër më të ulët të kandidatëve për deputetë, që nuk do të shkojë më shumë se 1900.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026