Ndahet nga jeta gazetari i njohur i kronikës së zezë

5 Prill 2024 | 11:58

Ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare, gazetari i njohur i kronikës së zezë Zamir Dule.

Bëhet me dije se Dule ndërroi jetë në një spital në Tiranë, pas problemeve shëndetësore, ku së fundmi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Zamir Dule ka qenë korrespondent i gazetës ‘Koha Jonë’ në vitet 1993-1997.

Fillimisht ai punoi si korrspondent i gazetës për zonën e Korçës, e më pas u transferua në Tiranë.

Gazetari i kronikës së zezë ndërroi jetë në një spital privat të Tiranës. Ku ishte shtruar pas një ndërhyrje kirurgjikale.

Zamir Dule u bë i njohur në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”. Në vitin 1997 ai u dhunua në ambientet e redaksisë së gazetës “Koha Jonë” nga policia, kur kjo e fundit dhe u dogj.

Ai u shoqërua në polici ku u torturua e për pasojë pati edhe probleme të shëndetit mendor.

Prej kohësh ai vuante nga sëmundja në zemër dhe familjarët e tij shpesh kishin bërë thirrje për ndihmë.

Varrimi i tij do të bëhet sot në fshatin Miras të Korçës në orën 13:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026