Shtyhet seanca në KLGJ për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, ILD kërkon shkarkimin e saj
Shtyhet sërish seanca në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha.
Pritet që seanca e radhës të zhvillohet më 17 mars.
Në seancën e sotme gjyqtarja bëri mbrojtjen përballë akuzave të ngritura nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.
Ndërkohë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kërkoi që gjyqtarja të shkarkohet nga detyra dhe të nisë një procesim disiplinor ndaj saj.
Metani deklaroi se nga ana e gjyqtares janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjmë me mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal.
Sipas Metanit nga Hoxha nuk janë marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes së Hekuran Billës duke cenuar parimin e paanësisë së gjykimit.
“Nga ana e magjistrates nuk janë respektuar kriteret ndaluese për përfitim amnistie. Në 5 procese gjyqësore është konstatuar një mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore”, u shpreh Metani.
Për rastin e Billës, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka proceduar dhe prokurorin Bujar Memia, për të cilin gjithashtu është kërkuar shkarkimi, çështje që do të shqyrtohet më 15 mars.
Disa javë më parë, Gjykata e Apelit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin la në qeli gjyqtaren, Enkelejda Hoxha.
Gjyqtarja u arrestua për korrupsion, pasi ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale.
Bashkë me të në pranga ranë avokati Aldo Tabaku që përfaqësonte të dënuarit dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West