Ministrja austriake për BE-në vizitë në Tiranë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë
Ministrja për BE-në dhe Kushtetutën në Kancelarinë Austriake, Karoline Edtstadler, e shoqëruar dhe nga ministri Federal i Punës dhe Ekonomisë, Martin Kocher, vizituan këtë të enjte Tiranën, ku patën takime me kryeministrin Rama, ministrin e Jashtëm Igli Hasani, si dhe ministrin e EkonomisëBlendi Gonxhe.
Ka qenë ministrja austriake ajo e cila ka ndarë pamjet nga takimi në rrjetin e saj “X”. Në reagimin e saj ministrja austriake për BE-në thekson se vendi i saj mbështet rrugëtimin e Shqipërisë në BE.
“Dita 2 në Ballkanin Perëndimor. Vazhdova udhëtimin për në Shqipëri, së bashku me ministrin Martin Kocher. Shumë faleminderit kryeministrit Edi Rama për pritjen e ngrohtë në Tiranë. Shkëmbime të mendimesh me ministrin e Jashtëm Igli Hasani, ministrinë e Ekonomisë Blendi Gonxhe dhe Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka. Austria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan ministrja austriake në reagimin e saj.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet