Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Veri, deputeti Shaip Kamberi takon Lajçak
Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar në Preshëve, Nevzad Lutfiu, së bashku me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin kanë takuar përfaqësuesin e Bashkimit Miroslav Lajçak.
Dy politikanët shqiptarë kanë shprehur shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.
Detajet e takimit me Lajçak i bëri të ditura Lutfiu përmes një postimi në Facebok.
“E njoftuam Lajçak për hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore e për gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve.
Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jo të besueshme e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë”, shkruan Lutfiu në postim in e tij në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West