Si vepron mafia shqiptare: Klanet me bazë familjare, aktiviteti kryesor droga
Rrjetet kriminale me etni shqiptare janë ndër më aktivet në trafikun e drogës. Sipas një raporti të Europol të publikuar të premten, ato trafikojnë kokainë, heroinë dhe kanabis, kryesisht në shtete si Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Spanja.
Ndërkohë, jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, ato janë aktive në Brazil, Kolumbi dhe Ekuador, pa harruar natyrisht vendin e origjinës, Shqipërinë.
Sipas raportit të agjencisë policore evropiane, rrjetet kriminale shqiptare kanë një strukturë me bazë familjare dhe përbëhen vetëm nga shtetas shqiptarë, ose shqiptarë me nënshtetësi të dyfishtë.
Këto grupe të krimit të organizuar, vijon raporti, preferojnë ta trafikojnë drogën nga Amerika e Jugut në Belgjikë, prej nga më pas lënda narkotike zhvendoset në Gjermani përmes automjeteve të pajisura me pjesë të fshehura dhe prej andej shpërndahet në të gjithë Evropën.
Ndërkohë, grupet kriminale të huaja me të cilat klanet shqiptare bashkëpunojnë janë kryesisht italiane, greke, serbe, belge dhe holandeze. Sa u takon dy të fundit, bëhet fjalë për shtetas belgë dhe holandezë me prejardhje nga vendet arabe dhe Turqia.
“Krahas drogës, këto grupe janë të përfshira edhe në trafikun e armëve, të emigrantëve dhe grabitje”, vijon më tej raporti, i cili shton se përveçse në vendet e BE-së, ato veprojnë edhe në vende të treta si Norvegji, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje