Macroni pret të hënën Vuçiçin, Elysee: Pa normalizim me Kosovën, s’ka BE
Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të hënën në mbrëmje homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç në Pallatin Elysee për të diskutuar mbi integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njoftoi Presidenca franceze.
Siç raporton agjencia franceze e lajmeve AFP, presidenti i Serbisë do të pritet në pallatin presidencial francez rreth orës 20:00, ku do të ketë një deklaratë të përbashkët për gazetarët, pas së cilës do të ketë një darkë për dy krerët e shtetit.
Me këtë rast, Macron do të “riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e plotë për integrimin evropian të Serbisë” dhe se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftim.
Siç shkruan AFP, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë acaruar që nga ndalimi i monedhës së dinarit serb në Kosovë në fillim të vitit.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar dje se do të ketë bisedime të rëndësishme me presidentin francez Emmanuel Macron më 8 prill në Paris. Ai tha se do të jetë një “bisedë strategjike me Macronin dhe një nga më të rëndësishmet deri më tani”, dhe se deri më tani ka pasur 19 biseda me të.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet