Subvencionimi i naftës, fermerët e Beratit ankohen për vonesa në bankë  

6 Prill 2024 | 17:52

Skema e re e subvencioneve të naftës ka sjellë kaos midis fermerëve. Veç faktit që aplikimi bëhet online, ata do të duhet të disponojnë një llogari në bankat e nivelit të dytë për të marrë paratë. Çelja e llogarive ka krijuar dhe radhë të gjata në dyert e bankave në Berat.

“12 dynym, çdo vit, vjet aplikova dhe sivjet. Vetëm në bankë këtu nuk merr dot numër llogarie. as dimë gjë fare, thonë që do të jepen lekë nuk do të jepet naftë, nuk dimë”, thotë një fermer.

Vonesat nëpër dyert e bankave, sipas fermerëve, po i penalizojnë që të kryejnë aplikimin për të përfituar subvencionin në kohë.

“Jo nuk e kam mbyllur, po bëj nja tre ditë aty dhe ata fusin jashtë radhe, çfarë t’i besh. Tani na jep na një numër, tallet, është tjetër aplikimi. Nuk kam vajtur fare unë, s’kam mbaruar punë këtu”, shprehet një tjetër.

Ndryshe nga vitet e kaluar, këtë vit fermerët nuk do tërheqin naftë, por do të subvencionohen me lekë, shumë e cila është llogaritur sipas një skeme referuar tabelës për normativat e konsumit të naftës, ku përllogaritet vlera e përfitimit sipas kulturave të të mbjellave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026