Raporti i SPAK/ Përplasen në studio Karamuço dhe Beçi
Raporti i SPAK i publikuar pak ditë më parë, ka përplasur në studio ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuçon dhe ish-prokurorin Eugen Beçi.
Të ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Karamuço theksoi se ende është një punë në gjysmë.
Këtë gjë e ka replikuar dhe ish-prokurori Beçi duke thënë se jemi në rrezik nëse Prokuroria kërkon ndëshkime pa prova.
Pjesë nga debati:
Karamuço: Është një punë në gjysmë, nuk kemi fitore të plotë të asaj që u investua kaq shumë në Reformën në Drejtësi. Janë dhe Gjykatat e Larta dhe Kushtetuese. Shifrat janë rritur, qoftë dhe të sekuestrimit. Shikoj dhe një shifër të lartë të masave ‘arrest shtëpie’.
Beçi: Prokuroria në rast se rri në shinat e kodit të procedurës, në rast se rri në shinat e Kushtetutës, është e mirëpritur, në rast se Prokuroria bie nën ritmin e populizmin kërkon ndëshkim pa prova jemi në një rrezik të madh.
Karamuço: Kemi disa raste, kur ti ngre akuzë për shpërdorim detyre, një e çon në burg një e lë në gjendje të lirë. Si ta kuptoj unë këtë? Sterilizimin e ke detyrim paraqitje, a duhet sqaruar kjo?
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta