Kërkuan heqjen e arrestit të shtëpisë, GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin

8 Prill 2024 | 14:04

Gjyqtarja e GJJKO Irena Gjoka ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së sigurisë arrest me burg.

Në seancë SPAK ishte shprehur kundër kësaj kërkese të Berishës dhe Malltezit.

Genc Gjokutaj, avokati i Sali Berishës tha në një deklaratë për mediat se qëllimi është që t’i digjet mandati Berishës.

“Kërkimet tona nuk do shterojnë duke pasur si shtyllë zëvendësimin e masës arrest në shtëpi. Kjo gjykatë ka vendosur mbi një dispozitë të shfuqizuar 6 vjet më parë, që nuk i lejon takimin përveç me personat që bashkëjeton. Dispozita e re e lejon. SPAK nuk ka asnjë provë të re, nuk ka kryer asnjë hetim, dhe qëndrimi në arrest shtëpie për Berishën dhe Malltezin e zbut masën e sigurisë, nuk ka asnjë arsye pse të mbahet në arrest shtëpie”, tha Gjokutaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026