Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dënon gjuhën e përdorur nga politika
Pavarësisht se nuk ka nisur ende zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, gjuha politike dhe sulmet personale ndaj kundërshtarëve janë ashpërsuar ndjeshëm.
Për këtë, Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore me një thirrje publike ka kërkuar nga subjektet politike, që të ndalojnë urgjentisht sulmet verbale ndaj kandidateve gra në zgjedhje.
Ky institucion thotë se gjuha seksiste e përdorur nga politikanët për të sulmuar gratë është e papranueshme dhe e dëmshme për shoqërinë tonë.
THIRRJE PUBLIKE Të ndalohet urgjentisht dhuna verbale ndaj grave kandidate në zgjedhje! Rrjeti i monitorimit kundër…
Posted by Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore on E enjte, 11 Mars 2021
“Të ndalohet urgjentisht dhuna verbale ndaj grave kandidate në zgjedhje! Rrjeti i monitorimit kundër dhunës me bazë gjinore vëren se, ende pa nisur mirë fushata zgjedhore ka filluar të ushtrohet një gjuhë seksiste dhe urrejtjeje ndaj kandidateve gra në zgjedhje”, thuhet në apel.
Në reagimin e tij publik në faqen zyrtare në “Facebook”, Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore i ka përmendur subjektet politike në garë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive, që të tregohen më të kujdesshëm, të monitorojnë rastet dhe të dënojnë përdorimin e gjuhës seksiste.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.