Zgjedhjet evropiane/ PE, nacionalistët kundër listave transnacionale

8 Prill 2024 | 19:38

Listat transnacionale në Bashkimin Evropian janë një ëndërr që nuk po bëhet realitet. Në zgjedhjet e ardhshme evropiane, në qershor të këtij viti, qytetarët e 27 vendeve anëtare do të zgjedhin nga kandidatët në vendin e tyre, sikurse ka qenë deri më sot. Por disa parti duan ta

“Mendoj se shumë qytetarë janë të tërhequr nga ideja, por ajo është bllokuar nga politikanët nacionalistë, që nuk e pëlqejnë opsionin që qytetarët të zgjedhin vetë nga kandidatët evropianë. Por jam e sigurt se kjo është e ardhmja. Në mos në 2024-n, në 2029-n do të bëhet”-tha Sophie in ‘t Veld, euro-deputete, Ripërtëritja e Evropës.

Partia pro-evropiane Volt, që përfaqëson të njëjtin program elektoral në 16 vende, po përgatit një listë transnacionale simbolike, të udhëhequr nga ligjvënësit Sophia In ‘T Veld dhe Damian Boeselager, me kandidatët që vijnë nga shtete të ndryshme. Por në fletët e votimit të secilit vend do të dalin emra të ndryshëm.

Në vitin 2022, Parlamenti Evropian aprovoi ngritjen e një kolegji ndërkombëtar, me zgjedhjen e një grupi të vogël prej 28 euro-deputetësh të kombësive të ndryshme, bazuar në votën qytetare. Por qeveritë e Unionit nuk pranuan.

“Kjo listë që po formonim ne nuk do të mund të garojë. Sidoqoftë, për ne ishte e rëndësishme ta prezantonim si një simbol i një Evrope të hapur. Dhe në fakt, ju do të vini re se në listën tonë ne parashikojmë edhe kandidatë nga Shqipëria, që nuk është shtet anëtar, por kandidat për t’u bërë”-theksoi Francesca Romana D’Antuono, bashkëkryetare e partisë Volt.

Listat transnacionale shihen si një mënyrë për të krijuar debat politik dhe konkurrencë në nivel evropian, në vend të 27 të ndryshmeve. Për këtë arsye ato përballen me një kundërshtim të fortë nga nacionalistët, që janë në rritje në Evropë, si forcat e së djathtës ekstreme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026